Valmir Matoshi dhe Kastriot Imeri kanë asistuar të martën mbrëma në fitoren e Thunit, në ndeshjen e xhiros së 18-të të Superligës së Zvicrës.
Thuni fitoi 4:1 në udhëtim te Winterthuri dhe ka mbetur në vendin e parë në tabelë me 37 pikë, katër më shumë se St. Galleni.
Matoshi asistoi në golin për 1:0 në minutën e 20-të ndërsa luajti deri në minutën e 73-të. Një minutë më herët në lojë u inkuadrua Imeri, që asistoi në golin për 4:1 në minutën e pestë të kohës shtesë.
Pajtim Kasami mbeti në bankën rezervë te vendësit.