Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Matoshi e Thuni bëjnë hap të madh drejt plejofit

Valmir Matoshi

Valmir Matoshi është paraqitur gjatë gjithë ndeshjes te kampioni i Zvicrës, Thuni, që mposhti të enjten mbrëma Vikingurin e Islandës me rezultat 3:0.

Ndeshja ndërmjet dy ekipeve u zhvillua në Thun dhe i takoi raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Thuni i shënoi dy gola në pjesën e parë dhe një tjetër në pjesën e dytë për fitoren 3:0.

Ndeshjen kthyese Thuni e luan në udhëtim pas një jave.