Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lille prezanton zëvendësuesin e Zhegrovës

Edon Zhegrova

Lille ka bërë transferimin e parë të verës. Bëhet fjalë për sulmuesin e krahut të djathtë, norvegjezin, Marius Broholm. 20-vjeçari u transferua nga Rosenborgu të mërkurën.

Norvegjezi ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2030 me Lillen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Është transferuar për 7 milionë euro.

Ky transferim mund t’i hapë rrugë për largim Edon Zhegrovës, i cili ka kontratë deri në vitin 2026. Për futbollistin e Kosovës janë të interesuara disa skuadra të ndryshme evropiane.

Zhegrova ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Lillet gjatë edicionit të kaluar.

Por ai në dhjetor pësoi lëndim dhe i mungoi Lillet deri në fund të edicionit 2024/2025.