Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Juventusi zyrtarizon Zhegrovën

Edon zhegrova

Gjiganti italian, Juventus, e ka zyrtarizuar transferimin e Edon Zhegrovës. 

Zhegrova tashmë ndodhet në Torino. Sulmuesi i Kosovës “Zonjës së Vjetër” i është bashkuar nga klubi francez, Lille. 

Siç është raportuar nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Juve për kartonin e Zhegrovës ka paguar rreth 20 milionë euro. 

Mësohet se 26-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2030. 

Ai do të ketë pagë prej 2.5 milionë euro në vit. 

Edhe Zhegrova te Juventusi deri në vitin 2030 Futboll Zhegrova te Juventusi deri në vitin 2030

Zhegrova për shkak të një lëndimi nuk ka luajtur prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Reprezentuesi i Kosovës pjesë e Lillet ishte nga viti 2022 kur u transferua nga Baseli për shtatë milionë euro. 

26-vjeçari me Lillen ka zhvilluar 107 ndeshje ku ka kontribuar me 26 gola dhe 18 asistime. 

Ai karrierë ka bërë edhe te Genku. Ka luajtur edhe për të rinjtë e Sint-Truidenses dhe Standard Lieges.

Me Përfaqësuesen e Kosovës ka katër gola të shënuar në 34 ndeshjet e zhvilluara.

Edhe Zhegrova te Juventusi, në nivelin ku vlerësohet se e ka vendin Futboll Zhegrova te Juventusi, në nivelin ku vlerësohet se e ka vendin

VIDEO: Momenti i arritjes në Torino

 

 

VIDEO: Momenti kur Zhegrova takohet me tifozët para testeve mjeksore, nënshkruan edhe fanellat

Edhe Arrihet marrëveshja, Zhegrova te Juventusi Futboll Arrihet marrëveshja, Zhegrova te Juventusi