Futboll

Zhegrova pritet të mbetet te Lille

Edon Zhegrova

Edon Zhegrova

Zhvillime të reja rreth Edon Zhegrovës, sulmuesit të Kosovës, ka pasur të premten. Dhe për të ardhmen shumë të paqartë për sulmuesin e krahut, në konferencë për shtyp të premten ka folur presidenti i Lillet, Olivier Letang.

Ai ka deklaruar se 26-vjeçari mund të mbetet te Lille edhe për një edicion, kur edhe i skadon kontrata.

“Është e mundur që ai të qëndrojë me ne. Është e mundur që ai t’i nis stërvitjet të hënën dhe të mund të llogarisim në të në sezonin e ri”, ka deklaruar Letang.

“Ai është pjesë e skuadrës. E kemi konsideruar largimin e tij në një pikë, por mendoj se kushtet nuk janë të duhura që ai të mund të largohet”.

Lille për shërbimet e Zhegrovës i ka kërkuar deri në 20 milionë euro, por asnjë skuadër nuk e ka plotësuar kërkesën e skuadrës franceze.

“Pse të gjejmë lojtar të ri. Ai është këtu, është në shtëpi, po bën mirë dhe është i etur për suksese. Kemi folur për këtë. Marrëveshja me të është që nëse kthehet në ekipin e parë, ai do të luajë për ne në sezonin tjetër”, theksoi Letang.

Mediumet franceze kanë shkruar se në garë për Zhegrovën së fundmi ka qenë edhe skuadra tjetër e njohur franceze, Marseille. “Nuk kam pasur kontakt me asnjë klub francez për Edonin”, ka përfunduar Letang.