Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gjiganti turk e dëshiron transferimin e Zhegrovës

Edon Zhegrova

Në garë për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të Lillet, Edon Zhegrova, së fundi ka hyrë edhe gjiganti turk, Fenerbahçe. Kështu ka raportuar të shtunën “transferfeed”.

Mësohet se Feneri është i gatshëm që t’ia paguajë Lillet 25 milionë euro për reprezentuesin e Kosovës.

Zhegrova është prej futbollistëve më të kërkuar në afatin kalimtar të kësaj vere.

Ka muaj që Zhegrova e ka paralajmëruar largimin nga Lille këtë verë.

Këtë e konfirmoi ditë më parë edhe presidenti i Lillet, Olivier Letang, i cili deklaroi se Zhegrova është njëri prej futbollistëve që do të largohet.

Edhe Zhegrova pritet të mbetet te Lille Futboll Zhegrova pritet të mbetet te Lille

Zhegrova te Lille është nga viti 2022. Kontrata i skadon vitin e ardhshëm.

Për sulmuesin e krahut ka interesim nga skuadra të ndryshme në Itali dhe Angli. 26-vjeçari Zhegrova nuk ka luajtur që nga 14 dhjetori i vitit të kaluar.