Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zhegrova stërvitet me ekipin e dytë, e ardhmja ende në dyshim

edon zhegrova

“Edon Zhegrova është këtu me ne. Është e mundur që ai të rifillojë stërvitjen me ekipin profesional nga e hëna kështu që mund të mbështetemi tek ai për këtë sezon”, kishte thënë javën e kaluar në konferencë për media presidenti i Lillet, Olivier Letang. Por e ardhmja e sulmuesit të Kosovës ende nuk dihet. Ka raportime e zhvillime të ndryshme rreth tij. Pati edhe të premten.

Të ardhmen e Zhegrovës nuk e di as vetë trajneri Bruno Genesio. Ai ka folur të premten në konferencën për shtyp për çështjen e tij para ndeshjes së parë të sezonit të ri në kampionatin elitar të Francës. Lille të dielën nga ora 15:00 luan në udhëtim te Bresti, por me shumë gjasë pa Zhegrovën në formacion.

“Edonin nuk e pata në stërvitje këtë javë. Ai vazhdon të stërvitet me ekipin e dytë. Nuk kam asnjë informacion tjetër për t’ju dhënë në lidhje me të. Nuk e di nëse mund të mbështetem tek ai këtë sezon”, u shpreh Genesio.

Këtë javë u raportua se Zhegrova do të largohet nga Lille për ta vazhduar karrierën te skuadra e Marseillet. Këto raportime i mohoi presidenti i Lillet ku shtoi se nuk ka biseduar asnjëherë me Marseillen për reprezentuesin e Kosovës.

Por edhe pas deklaratave të presidentit, Zhegrova është në bisedime me Marseillen.

Edhe Genesio flet sërish për Zhegrovën Futboll Genesio flet sërish për Zhegrovën

Këtë e konfirmoi të premten edhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano. Ai shkroi se 26-vjeçari ka pranuar “ofertë të rëndësishme” nga Marseille.

Klubi i madh francez dëshiron që Zhegrovën ta ketë pjesë të skuadrës, ku do të garonte në konkurrencë të fortë me Mason Greenwoodin për vendin e titullarit.

Lille për shërbimet e Zhegrovës i ka kërkuar 20 milionë euro, pavarësisht se ai nuk ka luajtur prej dhjetorit të vitit të kaluar. Madje, ndeshjen e fundit e pati pikërisht ndaj Marseillet në udhëtim, në barazimin 1:1. Kishte luajtur vetëm në pjesën e parë. Zhegrova tash e një kohë të gjatë vuan nga lëndimi i muskujve aduktor. Mendoj se ishte lëndim që do ta kalonte lehtë, por nuk doli i tillë. Ai nuk ishte pjesë e kampit stërvitor që Lille e mbajti në Iserlohn të Gjermanisë.

Për Zhegrovën pati raportime se janë interesuar edhe disa klube të tjera, përfshirë edhe kampionin e Italisë, Napolin.

Edhe Zhegrova kthehet te Lille, ftohet ndaj Monacos Futboll Zhegrova kthehet te Lille, ftohet ndaj Monacos

Zhegrova me Lillen ka zhvilluar 107 ndeshje ku ka kontribuar me 26 gola dhe 18 asistime. Kontrata i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.

Me Përfaqësuesen e Kosovës ka pesë gola të shënuar e tri asistime në 42 ndeshje.