Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Leverkuseni shpreson ta nisë me fitore edicionin e ri

Bayer Leverkusen

Me ndeshjen që u zhvillua të premten ndërmjet Bayern Munchenit dhe RB Leipzigut ka filluar edicioni i ri i Bundesligës gjermane. Bayerni është fitues në fuqi i kampionatit gjerman.

Të shtunën do të luhen gjashtë ndeshje, kurse të dielën dy.

Nënkampioni gjerman, Bayer Leverkuseni, nga ora 15:30 e pret në shtëpi Hoffenheimin. Leverkuseni ka bërë ndryshime të mëdha në skuadër.

Ka liruar futbollistë të rëndësishëm, si Granit Xhaka, Florian Wirtz, Jeremie Frimpong e Amine Adli. Ka bërë ndryshime edhe në shtabin teknik. Leverkusenin në edicionin 2025/26 do ta drejtojë tekniku holandez, Erik ten Hag.

Ten Hag e zëvendësoi Xabi Alonson i cili u largua nga Leverkuseni dhe tashmë e drejton gjigantin spanjoll, Real Madrid.

Edhe Bundesliga me mbyllje të zjarrtë, “në lojë” Championsi dhe rënia nga liga Futboll Bundesliga me mbyllje të zjarrtë, “në lojë” Championsi dhe rënia nga liga

Pavarësisht largimeve, Leverkuseni e ka vazhduar punën për kompletimin e skuadrës për edicionin e ri ku ka transferuar edhe disa futbollistë, si Jarell Quansah, Loic Bade, Claudio Echeverri e Ernest Poku.

Ndërsa, pjesë të Hoffenheimit janë dy futbollistët shqiptarë, Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu.

Të dy futbollistët mund të luajnë nga minuta e parë ndaj Leverkusenit.

Avdullahu te Hoffenheimi u transferua në afatin kalimtar të kësaj vere nga Baseli për tetë milionë euro. Asllani së fundi e vazhdoi kontratën me Hoffenheimin deri në verën e vitit 2029. Asllani edicionin e kaluar ishte pjesë e Elversbergut në formë huazimi ku shkëlqeu në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.

Të shtunën nga ora 18:30 luan edhe Borussia Dortmundi. Dortmundi do të jetë mysafir i St. Paulit.

Edhe Bayernin e pret derbi në Leverkusen Futboll Bayernin e pret derbi në Leverkusen

Dortmundi edicionin e kaluar përfundoi në pozitën e katërt me 57 pikë.

Ndeshja që zhvillohet të dielën nga ora 17:30 ndërmjet Borussia Monchengladbachut dhe Hamburgut përfundon edhe xhiroja e parë e edicionit 2025/26 në elitën gjermane të futbollit.