Fisnik Asllani, Albian Hajdari e Leon Avdullahu do të luajnë në “Allianz Arena”.
Treshja kosovare me Hoffenheimin të dielën nga ora 17:30 do të jenë kundërshtarë të Bayern Munchenit. Kjo ndeshje i takon xhiros së 21-të të Bundesligës.
Pas disfatës nga Augsburgu dhe barazimit ndaj Hamburgut, Bayern kërkon të kthehet te fitorja në Bundesligë.
Por kampioni në fuqi, Bayerni, pritet të ketë punë shumë të vështirë ndaj Hoffenheimit.
Bayerni është lider me 51 pikë. Gabimet e dy ndeshjeve të kaluara të bavarezëve e kanë hapur paska garën për titull kampioni.
Edhe
Hoffenheimi i treshes së Kosovës po marshon drejt Championsit
Hoffenheimi ka 42 pikë dhe e zë vendin e tretë. Hoffenhemi nuk di për humbje në shtatë ndeshjet e fundit në kampionat. Ka gjashtë fitore dhe një barazim.
Ndikim të madh në rezultatet e fundit të Hoffenheimit kanë edhe tre futbollistët kosovarë që janë duke kaluar formë të mirë.
Hoffenheimi është në rrugë të mirë që të paktën ta sigurojë “Championsin” për edicionin e ardhshëm. Do të ishte sukses i madh.
Bayerni mbetet skuadra me gjasat më të mëdha për ta fituar edhe këtë edicion titullin e kampionit.
Në pesë ndeshjet e fundit mes dy skuadrave, Bayerni ka katër fitore, kurse Hoffenheimi një.
Edhe
Asllani, Avdullahu e Hajdari luajnë ndaj yjeve të Bayernit
Klubi tjetër i madh gjerman, Borussia Dortmundi, të shtunën nga ora 15:30 do të luajë në udhëtim te Wolfsburgu.
Dortmundi ka 45 pikë në vendin e dytë. Wolfsburgu renditet në pozitën e 14-të me 19 pikë.
Hoffenheimi i tre kosovarëve në Ligën e Evropës