Me ndeshjen që u zhvillua të premten mbrëma ndërmjet Bayern Munchenit dhe Werder Bremenit, ka filluar xhiroja e pestë e Bundesligës.
Nënkampioni i Gjermanisë, Bayer Leverkuseni, do të ketë tjetër ndeshje të vështirë në fundjavë.
Leverkuseni të shtunën nga ora 15:30 luan si mysafir i St. Paulit.
Në xhiron e kaluar Leverkuseni barazoi 1:1 në shtëpi me Borussia Monchengladbachun.
Edhe pse e ndërroi trajnerin, Leverkuseni nuk po arrin që ta gjejë ecurinë e synuar.
Është në pozitën e 11-të me pesë pikë. Ka një fitore, një humbje dhe dy barazime.
Leverkusenin tashmë e drejton trajneri danez, Kasper Hjulmand.
Hjulmand e zëvendësoi Erik ten Hagun i cili u shkarkua pas vetëm dy xhirove.
St. Pauli ka dy pikë më shumë se Leverkuseni dhe e zë vendin e pestë.
Nga Leverkuseni janë larguar futbollistë të rëndësishëm, si: Granit Xhaka, Florian Wirtz, Jeremie Frimpong e disa të tjerë. Dhe mbulimi i hapësirës që lanë ata po del të jetë sfidues.
Nga ora 15:30 të shtunën luan edhe Borussia Dortmundi . Takohet me Mainzin në udhëtim.
Dortmundi ka tri fitore radhazi. Është në vendin e dytë me dhjetë pikë.
Mainzi e zë vendin e 13-të me katër pikë.