Futboll

Kampioni përballë nënkampionit në Bundesligë

Joshua Kimmich - Bayern Muncheni

Dy fituesit e fundit të titullit të kampionit në Bundesligë do të përballen të shtunën në ndeshjen që i takon xhiros së nëntë.

Kampioni në fuqi, Bayern Muncheni, e pret nënkampionin Bayer Leverkusen. Kjo ndeshje nis në orën 18:30.

Bayerni ka plot tetë fitore radhazi në kampionat dhe e zë vendin e parë me 24 pikë.

Leverkuseni numëron pesë fitore, dy barazime dhe një humbje. Është në pozitën e pestë me 17 pikë.

Bayerni dhe Leverkuseni u përballën pesë herë sezonin e kaluar në Bundesligë, në Kupë të Gjermanisë dhe në Ligën e Kampionëve.

Bayerni ka mbajtur portën e paprekur në tri nga pesë ndeshjet e fundit.

Leverkuseni nuk di për humbje në shtatë ndeshjet e fundit në elitë.

Të dy skuadrat të mërkurën kaluan në një të tetën e finales në Kupë të Gjermanisë.

Leverkuseni e eliminoi Paderbornin, kurse Bayerni fitoi ndaj Kolnit.

Tjetër ndeshje interesante, që luhet të shtunën nga ora 15:30, është ajo ndërmjet RB Leipzigut dhe Stuttgartit.

Leipzigu ka 19 pikë në vendin e dytë, kurse Stuttgarti ka një pikë më pak një pozitë më poshtë.