Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur të mërkurën në kabinetin e tij kapitenin e Shqipërisë në futboll, Berat Gjimshiti. Pasi i ndahu mirënjohjen, kryetari Pajaziti, pati edhe një porosi për mbrojtësin e Shqipërisë dhe Atalantas.
“Duhet ta mposhtësh Serbinë”, iu drejtua Pajzaiti mbrojtësit Gjimshiti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI menjëhershëm në përgjigje ishte edhe Gjimshiti. “Me kësmet”, tha shkurt Gjimshiti.
Pas përgjigjes së Gjimshitit një prej pranishmëve në takim kërkoi nga Pajaziti të përsëriste edhe njëherë kërkesën e tij. E pasi Pajaziti përsëriti se pret të mposhtin Serbinë, Gjimshiti ktheu sërish një përgjigje të shkurtër. “Do Zoti”, ka thënë Gjimshiti.
Ndeshja Shqipëri – Serbi zhvillohet në Tiranë dhe i takon kualifikimeve për Botërorin 2026. Ndeshja e 7 qershorit në Arenën Kombëtare pritet me interesim shumë të madh.
VIDEO: