Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, është i gatshëm që t’i ndihmojë skuadrës së Atalantas në Ligën e Kampionëve.
Atalanta të mërkurën nga ora 21:00 e pret Athletic Bilbaon në kuadër të xhiros së shtatë të fazës së ligës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjimshiti i mungoi Atalantas të premten në barazimin 1:1 ndaj Pisas. Ai mungoi për shkak të lëndimit.
Mbrojtësi i qendrës më 10 janar u lëndua në fitoren 2:0 të Atalantas ndaj Torinos. Gjimshiti kishte një përplasje të ashpër me sulmuesin e Torinos, Duvan Zapata.
Gjimshiti është kthyer të dielën në stërvitje. Ai ka ushtruar individualisht.
32-vjeçari Gjimshiti është lider i mbrojtës tek Atalanta.