Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gjimshiti me Atalantan fitojnë pas një kohe të gjatë

Atalanta

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka fituar pas një kohe të gjatë me Atalantan.

Të dielën, Atalanta mposhti Veronën me rezultat minimal, 1:0, në kuadër të xhiros së 30-të të Serie A italiane. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fitoren e fundit, Atalanta e kishte shënuar më 25 shkurt kundër Dortmundit në plejofin e Ligës së Kampionëve.

Më pas rreshtoi tri humbje e tri barazime në Serie A dhe Ligën e Kampionëve. Por të dielën me gol të Davide Zappacostas në minutën e 37-të fitoi ndeshjen e xhiros së 30-të.

Ndërkohë, Elseid Hysaj mbeti në stol te Lazio që mposhti 2:0 skuadrën e Bolognas.