Mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka luajtur deri në minutën e 70-të tek Atalanta që shënoi fitore në udhëtim kundër Lecces me rezultat 3:0.
Te Lecce deri në minutën e 68-të u paraqit mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja u zhvillua të hënën dhe i takoi javës së 31-të të Serie A.
Golat e fitores për Atalantan i shënuan Giorgio Scalvini në minutën e 29-të, Nicolo Krsoviq në minutën e 59-të dhe Giacomo Raspadori në minutën e 73-të.
Atalanta mbetet në garë për një vend në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm, pasi zë vendin e shtatë me 53 pikë. Como që është në vendin e katërt, pozitë që siguron paraqitjen në Champions ka 58 pikë.
Lecce lufton për mbijetesë në elitën italiane. Zë vendin e 18-të me 27 pikë.