Futboll

Konfirmohet, Interi zgjedh Chivun për trajner

chivu

Cristian Chivu do të jetë trajner i ri i Interit. Marrëveshja është e vlefshme deri në verën e vitit 2028, ka njoftuar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano të premten.

Palët tashmë janë pajtuar, ndërsa Chivu largohet nga Parma për ta zëvendësuar Simone Inzaghin tek Interi. 

Kandidat ishte edhe Cesc Fabregas, por u vendos për Chivun.

Rumuni 44-vjeçar tek Interi ka udhëhequr grupmoshat e reja, para se të merrte drejtimin e Parmas më 18 shkurt të këtij viti.

Si lojtar ka bërë karrierë në skuadra rumune e më pas tek Ajaxi, Roma dhe Interi.

Inzaghi u largua nga Interi për të nisur punë në Arabi Saudite. E udhëhoqi skuadrën italiane drejt disa trofeve dhe në dy finale të Championsit.