Trajneri Cristian Chivu të martën në mëngjes është takuar me drejtuesit e Interit.
Arsyeja e takimit ishte për të diskutuar planet për të ardhmen dhe mundësinë e zgjatjes të kontratës.
“Sky Sport Italia” ka raportuar se në mbledhje është diskutuar që t’i vazhdohet Chivus kontrata edhe për dy vjet të tjera.
Kontrata aktuale e Chivus skadon në qershor të vitit 2027. Rumuni Chivu me kontratën e re pritet ta drejtojë Interin deri në vitin 2029. Pritet të ketë edhe rritje të dukshme të pagës.
Në takim morën pjesë presidenti Beppe Marotta, si dhe drejtorët Piero Ausilio dhe Dario Baccin.
Chivu në edicionin e parë si trajner i Interit e fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Italisë.
Edhe
Interi vazhdon kontratën me Chivun deri në vitin 2028
45-vjeçari e ka drejtuar Interin në 57 ndeshje duke shënuar 38 fitore, shtatë barazime dhe 12 humbje.
Chivu më herët ka qenë trajner i skuadrës tjetër italiane, Parma.