Interi ka vendosur që për trajner të ri të skuadrës ta ketë rumunin Cristian Chivu.
Klubi ka nevojë për drejtues të ekipit pas largimit të Simone Inzaghit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInzaghi u largua nga Interi dhe nënshkroi kontratë dyvjeçare me Al Hilalin në futbollin e Arabisë Saudite.
Për trajner të ri tek Interi janë përmendur Cesc Fabregas e Patrick Vieira.
Por, Fabregasi do të mbetet te Como, ndërsa Vieira ka klauzolë lirimi prej 500 mijë eurove nga Genoa.
44-vjeçari Chivu ka qenë lojtar i Interit kur e fitoi “tripletën” në vitin 2010.
Më pas ka punuar tek ekipi i të rinjve.
Si trajner i një ekipi të parë ka qenë te Parma prej muajit shkurt.
Ai pati tri fitore, shtatë barazime dhe tri disfata, ndërsa Parma e siguroi mbijetesën.