Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Interi vazhdon kontratën me Chivun deri në vitin 2028

Cristian Chivu

Cristian Chivu do të jetë trajner i Interit deri në vitin 2028. Kampioni italian të premten konfirmoi firmosjen e kontratës së re me teknikun rumun.

Pos titullin e Serie A, Interi me Chivun në stol e fitoi edhe Kupën e Italisë në edicionin e kaluar.

Ishte edicion debutues sensacional për Chivun në postin e trajnerit të Interit, në të cilën skuadër luajti për shumë vjet.

Chivu e ktheu Interin në krye të futbollit italian, ndërsa vlerësohet shumë lart për punën që e ka bërë me skuadrën.