Interi do ta ketë në radhët e veta sulmuesin Francesco Pio Esposito deri në vitin 2032. 21-vjeçarit iu vazhdua kontrata të dielën.
Qendërsulmuesi, që është zhvilluar te “nerazzurrët” prej vitit 2014, ka arritur në ekipin e parë dhe tani luan bashkë me kapitenin Lautaro Martinez në sulm.
Ai ishte i huazuar në Serie B te Spezia për dy edicione, ndërsa u kthye tek Interi në vitin 2025.
Ka shkëlqyer me trajnerin Cristian Chivu.
Esposito i ka 12 gola e tetë asistime në 53 paraqitje me Interin.
Me kontratën e re, Esposito do të përfitojë 2.7 milionë euro në vit.