Me golin që e shënoi sulmuesi 20-vjeçar, Francesco Pio Esposito, Interi i fitoi pikët e plota të mërkurën mbrëma ndaj Lecces.
Pio Esposito realizoi për 1:0 në minutën e 78-të dhe me këtë rezultat edhe u mbyll ndeshja e mbetur e xhiros së 16-të. Portieri Alain Taho ishte në bankën rezervë tek Interi.
Medon Berisha i lënduar dhe Ylber Ramadani i suspenduar, nuk luajtën te Lecce.
Interi me fitore shkëputet me 46 pikë pas 20 ndeshjeve, gjashtë më shumë se Milani që e ka një lojë më pak të luajtur. Edhe Napoli në 20 ndeshje i ka 40 pikë.