Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zyrtare, Chivu trajner i Interit

Cristian Chivu

Cristian Chivu si lojtar ka bërë karrierë në skuadra rumune e më pas tek Ajaxi, Roma dhe Interi.

Pak orë pasi e njoftoi largimin nga Parma, Cristian Chivu, tashmë është emëruar trajner i skuadrës së Interit. Këtë e ka konfirmuar gjiganti italian të hënën në faqen zyrtare.

Chivu e zëvendëson Simone Inzaghin që tashmë është trajner i Al-Hilalit.

Tekniku rumun me Interin ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2027.

Rumuni 44-vjeçar tek Interi ka udhëhequr grupmoshat e reja, para se të merrte drejtimin e Parmas më 18 shkurt të këtij viti.

Parmën e drejtoi në 13 ndeshje ku shënoi tri fitore, shtatë barazime dhe tri humbje.

Edhe Konfirmohet, Interi zgjedh Chivun për trajner Futboll Konfirmohet, Interi zgjedh Chivun për trajner

Si lojtar ka bërë karrierë në skuadra rumune e më pas tek Ajaxi, Roma dhe Interi.

“Cristian Chivu po fillon kapitullin e tretë të historisë së tij me ‘nerazzurrët’. Dhe po e bën këtë me vlerat që e kanë udhëhequr gjithmonë: përkushtimin, sakrificën dhe një etikë pune të palodhur”, shkruan Interi.

VIDEO