Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kapiteni i Shqipërisë mund të largohet nga Serie A

Berat Gjimshiti

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, mund të jetë futbollisti i radhës që largohet nga skuadra e Atalantas, shkruan të hënën sajti “TuttoAtalanta”. 

Gjimshiti ka vite që është lojtar kyç në mbrojtën e Atalantas. 

Nëse bëhet ofertë e majme për qendërmbrojtësin, klubi italian nuk pritet ta refuzojë. 

Skuadra nga Katari, Al-Rayyan, mund të bëjë ofertë prej 11 milionë eurosh për ta blerë kartonin e Gjimshitit. 

Kontrata e 32-vjeçarit me Atalantan përfundon në verën e vitit të ardhshëm. 

Ai te skuadra e drejtuar nga trajneri Ivan Juriq fiton 800 mijë euro në vit, shkruan sajti italian. 

Edhe Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta Futboll Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta

Mbrojtësi me shumë përvojë tek ekipi i Serie A u transferua në vitin 2016 nga Zurichu. 

Gjimshiti në edicionin 2024/25 në 47 ndeshjet e zhvilluara kontribuoi me dy gola dhe dy asistime.