Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta

Berat Gjimshiti

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, mund të largohet nga skuadra e Atalantas në afatin kalimtar të kësaj vere. 

Sajti “Tuttoatalanta” ka shkuar të hënën se Gjimshiti po kërkohet nga disa skuadra nga Katari. Një skuadër nga Katari ka bërë ofertë zyrtare për Gjimshitin. Nuk është zbuluar emri i klubit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mësohet se Atalanta nga shitja e Gjimshitit mund të përfitojë mbi dhjetë milionë euro. 

Verën e kaluar skuadra e Al-Rayyanit ishte shumë e interesuar që ta transferojë Gjimshitin. 

32-vjeçari është lider i mbrojtjes tek Atalanta. Qendërmbrojtësi tek ekipi i Serie A u transferua në vitin 2016 nga Zurichu. 

Gjimshiti në edicionin 2024/25 në 47 ndeshjet e zhvilluara kontribuoi me dy gola dhe dy asistime. 
Ai me Atalantan ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.