Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gjimshiti në Arabi Saudite për 3 milionë euro

Berat Gjimshiti

Dekadës së Berat Gjimshitit tek Atalanta po i vjen fundi.

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë do të transferohet nga skuadra italiane tek ajo e Arabisë Saudite, Al Diraiyah. 

Atalanta ka dashur ta mbajë 33-vjeçarin edhe një vit, por ka respektuar dëshirën e Gjimshitit për transferim në Arabi Saudite. Sipas mediave italiane, transferimi i Gjimshitit bëhet për 3 milionë euro.

Gjimshiti i është bashkuar Atalantas në vitin 2016. Ka pasur periudha huazimi tek Avellino dhe Benevento, ndërsa për Atalantan luan rregullisht nga viti 2018. Për këtë skuadër i ka luajtur 334 ndeshje. I ka edhe 135 ndeshje me Zurichun.

Mbrojtësi i qendrës me Atalantan e fitoi Ligën e Evropës në vitin 2024. 

Me skuadrën arabe, Gjimshiti do të firmosë për dy vjet.