Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pas mundësisë së humbur për Botëror, Gjimshiti synon Evropianin

Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti nga Zurichu, prej kohësh është bërë figurë e rëndësishme në Bergamo. Për mediumin zviceran “Blick” ai ka folur për lidhjen e veçantë me Atalantan, ndryshimin e trajnerit dhe dhembjen që mungon në Kupën e Botës me Shqipërinë

Pavarësisht se e siguroi kualifikimin në Evropë me Atalantan, Berat Gjimshiti ka mbetur me një ndjenjë zhgënjimi. Ai donte që ta vazhdonte sezonin – me paraqitjen në Kupën e Botës me Shqipërinë dhe të ishte kapiten i saj. “Kualifikimi në Kupën e Botës ishte mundësi e veçantë, ndoshta e fundit për mua. Kjo më dhemb jashtëzakonisht shumë – sidomos për shkak të mënyrës se si shkoi plejofi ndaj Polonisë”, ka deklaruar Gjimshiti të premten në një intervistë për mediumin zviceran “Blick”.

Por, mbrojtësi i qendrës shikon para.

“Qëllimi është të kualifikohemi në një tjetër Kampionat Evropian me Shqipërinë. Më pas shpresoj të jem në gjendje të mirë fizike, për aq kohë sa është e mundur, dhe të jem në gjendje të luajë në nivelet më të larta. Dhe natyrisht, ta nisim sezonin më mirë se ky që e përfunduam”.

Gjimshiti me Shqipërinë në Varshavë e humbën 2:1 ndeshjen gjysmëfinale të plejofit për Kupën e Botës.

33-vjeçari u lind në Zurich. Por, për çdo vjet që ka kaluar ai është bërë gjithnjë e më tepër banor i Bergamos në Itali. Të dielën, qendërmbrojtësi e kompletoi sezonin e dhjetë në Itali.

Edhe Kapiteni Gjimshiti: Për ne të vjetrit ishte shansi i fundit Futboll 3 muaj më parë Kapiteni Gjimshiti: Për ne të vjetrit ishte shansi i fundit

“Kur erdha në Bergamo në vitin 2016, asnjëherë nuk e kam imagjinuar se do të luaja kaq shumë ndeshje për këtë klub”.

Gjimshiti tani i ka 334 paraqitje në ndeshje zyrtare për Atalantan. Vetëm tre futbollistë në historinë e klubit – dy prej të cilëve ende janë aktivë – kanë luajtur më shumë ndeshje. Ai është nderuar së fundmi për këtë të arritur.

“Kjo më bën shumë krenar. Lidhja me qytetin dhe tifozët është shumë e veçantë”.

Nuk e mendon kthimin te Zvicra për momentin

Bergamo prej kohësh është bërë shtëpia e dytë për Gjimshitin dhe familjen e tij. Gruaja e tij, Alisa, hapi dyqan me markën e saj të modës “Jalize”, ndërsa fëmijët e tyre shkojnë në shkollë në atë qytet. Ai planifikon ta vazhdojë rrugëtimin sportiv në Bergamo.

Zyrtarisht, kontrata e Gjimshitit skadon në fund të qershorit. Megjithatë, “Blick” ka mësuar se shpejt do të zyrtarizohet vazhdimi i kontratës. Rikthimi në Superligë të Zvicrës apo te Zurichu nuk është në plan për momentin.

Edhe Gjimshiti i gatshëm për ndeshjen e "Championsit" Futboll 5 muaj më parë Gjimshiti i gatshëm për ndeshjen e "Championsit"

“Jo për momentin. Ndihem mirë fizikisht dhe dua të vazhdoj të luaj në nivelet më të larta. Por, në futboll asnjëherë nuk mund ta mbyllësh derën”.

Lidhja e veçantë me Gasperinin

Gjimshiti e di se sa shpejt gjërat ndryshojnë në futboll. Ai e nisi me vështirësi periudhën tek Atalanta. Pas huazimeve tek Avellino dhe Benevento, në atë kohë trajneri 68-vjeçar, Gian Piero Gasperini, e ktheu në Bergamo, pasi qendërmbrojtësi lëndoi ligamentin e gjurit.

“Ai më tha: ‘Mund të qëndrosh nëse dëshiron. Nëse jo, mund të largohesh’. Në të njëjtën kohë ai na e bëri me dije se ata që stërviten më së miri, mund të luajnë. Dhe ky ishte momenti i kthesës”.

Pas tetë vjetësh nën udhëheqjen e Gasperinit, bashkëpunimi i suksesshëm mori fund verën e kaluar. Fillimi i sezonit të ri ishte më i ngadaltë.

“Pas një kohe kaq të gjatë me trajnerin e njëjtë, ndryshimi ishte shumë i vështirë. Nën Gasperinin, e dinim rutinën brenda dhe jashtë”.

Edhe Gjimshiti me Atalantan e mbyllin kampionatin me barazim Futboll 1 muaj më parë Gjimshiti me Atalantan e mbyllin kampionatin me barazim

Ekipi u stabilizua vetëm pas zëvendësimit të Ivan Juriqit me Raffaele Palladinon.  

Me të në krye, Atalanta e siguroi kualifikimin në Ligën e Konferencës. Megjithatë, koha e Palladinos në Bergamo tashmë ka përfunduar. Pas sezonit u ndanë rrugët dhe Maurizio Sarri pritet të jetë pasues i tij.