Granit Xhaka është “magnet” për masën e tifozëve, shkruan “20min.ch”, të martën mbrëma. Përkundër temperaturave të ulëta rreth 500 fëmijë kanë pritur një orë për të marrë një nënshkrim nga lojtarët e Zvicrës dhe për t’u fotografuar me ta.
Më i kërkuari ishte natyrisht Xhaka.
Zvicra është grumbulluar në Zurich, ndërsa një fëmijë e ka pyetur Xhakën nëse është me skuadrën e Zurichut apo Grasshopperin. Xhaka ka qeshur dhe është përgjigjur shpejt: Basel.