Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Kush është lojtari më i mirë i Zvicrës, sipas Xhakës

Xherdan Shaqiri - Granit Xhaka

Shumë prej legjendave të Zvicrës ndajnë mendimin se Granit Xhaka është lojtari më i mirë në histori te helvetikët.

Xhaka vlerëson mendimin e legjendave. Ai thotë se vlerësimi i jep motiv të madh për të tjera arritje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sigurisht, do të thotë shumë për mua. Jashtë fushës gjithmonë ka njerëz që të duan më shumë ose më pak. Por ta dëgjosh këtë nga ish-lojtarët dhe shokët e ekipit është gëzim. Më jep motivim dhe vullnet për të arritur diçka të madhe përsëri”, ka thënë Xhaka për “Blue Sport”.

Por vetë Xhaka refuzon të jap ndonjë emër.

“Ka shumë lojtarë të mirë të ekipit që kanë luajtur gjatë periudhës sime. Është e vështirë të zgjedh një. Nuk jam adhurues i çmimeve individuale, por më tepër një lojtar që mendon për ekipin. Njerëzit duhet të jenë në gjendje të gjykojnë dhe të zgjedhin dikë. Por unë nuk jam një nga ata që do ta bënin këtë”, thotë Xhaka.

Ndër legjendat që zgjodhën Xhakën si më të mirin janë Dominique Herr, Erni Maissen, Alexandre Rey, Karl Engel, Sani Gygax e Admir Mehmedi.