Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

BBC me shkrim të gjatë për Xhakën, që u fye tek Arsenali por ringjalli karrierën

granit xhaka

Kur Zvicra e mposhti Kolumbinë në penallti për të arritur në çerekfinale të Kupës së Botës, Granit Xhaka u ul në gjunjë dhe shpërtheu në lot gëzimi. 

Ishte përmbledhje e shpirtit luftarak të Zvicrës që e shfaqi ndaj Kolumbisë që kishte përkrahjen e madhe në tribunat e stadiumit në Vancouver të martën. 

Zvicra arriti në tetë përfaqësueset më të mira të turneut për herë të parë që prej vitit 1954. 

Ishte një tjetër kaptinë e jashtëzakonshme e karrierës së Xhakës, që ishte figurë shumë e kritikuar tek Arsenali, por u kthye në figurën më të rëndësishme të Zvicrës dhe Sunderlandit. Madje, mori edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Chelsea.

Xhaka është njëri prej lojtarëve më me ndikim në Premier League, por vetëm shtatë vjet më parë, u duk se karriera e tij në elitën angleze mori fund. 

Edhe Xhakën nuk e shpërqendroi tifozi që shpalosi flamurin e Serbisë Botërori 2026 Xhakën nuk e shpërqendroi tifozi që shpalosi flamurin e Serbisë

Në atë kohë tek Arsenali, tifozët ishin të frustruar me disa prej paraqitjeve të dobëta të Xhakës dhe ishte cak i fyerjeve dhe fishkëllimave. 

Në tetor të vitit 2019 në barazimin me Crystal Palacen, e kishte njërin prej momenteve kritike me tifozët e skuadrës. 

Në atë kohë, trajneri Unai Emery ia hoqi shiritin e kapitenit dhe largimi ishte vetëm çështje kohësh. 

Por, Xhaka nisi me paraqitje të mira pasi Emery u zëvendësua nga Mikel Arteta. E fitoi përkrahjen e tifozëve dhe u kthye në lider të skuadrës me paraqitje luftarake. E ktheu edhe shiritin e kapitenit. Arsenali me të në skuadër, e fitoi edhe Kupën FA në vitin 2020. 

Kalimi te Bayer Leverkuseni doli i qëlluar po ashtu. Xhaka me klubin gjerman e fitoi titullin pa asnjë humbje të pësuar, para se të kthehej në Premier League verën e kaluar, te skuadra që sapo ishte inkuadruar në Premier League, Sunderlandi. 

Përveç që e siguroi mbijetesën, Xhaka me Sunderlandin e siguroi edhe vendin që dërgon në Ligën e Evropës. 

Paraqitjet e Xhakës morën vëmendjen e Chelseat në këtë verë. Por, Xhaka ka vendosur që të mbetet te Sunderlandi. 

Edhe Xhaka shpërthen në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë Botërori 2026 Xhaka shpërthen në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë

Zvicra me Xhakën në përbërje ka tejkaluar pritshmëritë dhe arriti në çerekfinale. 

Pas fitores ndaj KOlumbisë, Presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin, e përgëzoi ekipin për suksesin historik. 

Në Zvicër, ekipi u vlerësua me paraqitjen më të mirë në histori të Kupës së Botës. 

Roli i Xhakës ishte vendimtar sërish. 

Zvicra u befasua në nisje të kampanjës me Katarin pasi barazoi, por fitoi ndaj Bosnjë-Hercegovinës në ndeshjen e dytë të fazës grupore. 

Fitorja erdhi në kohën shtesë, ndërsa Xhaka e kishte shënuar golin e fundit në fitoren 4:1 nga penalltia. Ai u bë vetëm lojtari i dytë i Zvicrës që shënon në tri Kupa të Botës, pas Xherdan Shaqirit. 

Edhe Xhaka duhej ta gjuante penalltinë e tretë, por pse vendosi për të parën? Botërori 2026 Xhaka duhej ta gjuante penalltinë e tretë, por pse vendosi për të parën?

Testi i radhës për Zvicrën është Argjentina, dhe është test i vështirë. 

Por, Zvicra do të hyjë me vetëbesim në këtë ballafaqim. Kështu ka theksuar edhe vetë Xhaka në konferencën për shtyp.