Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xhaka merr përkrahje edhe në Glasgow nga tifozët e Zvicrës

Granit Xhaka

Një tifoz në tribuna mbajti një fotografi të kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka, para ndeshjes të Ligës së Kombeve ndërmjet Skocisë dhe Zvicrës në Glasgow.

Tifozi që mbante fotografinë e Xhakës shfaqi edhe një pankartë me mbishkrimin “Free Xhaka”.

Xhaka pati mbështetje edhe në Shkup ditë më parë nga tifozët zviceranë.

Granit Xhaka nuk është i grumbulluar me Zvicrën për ndeshjet e para në Ligën e Kombeve. Ai është lënë i lirë nga ky grumbullim pasi pranoi se ka falsifikuar certifikatën për vaksinim kundër COVID19.