Futboll

Xhaka me Zvicrën arrijnë në Prishtinë

Granit Xhaka me Zvicren ne ANP

Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll ka mbërritur të dielën mbrëma në Prishtinë. Helvetikët kanë udhëtuar pas fitores 4:1 që të shtunën e arritën ndaj Suedisë.

Federata e Futbollit e Zvicrës ka publikuar një video me momente të nisjes dhe mbërritjes në Prishtinë të përfaqësueses. 

Zvicra e udhëhequr nga kapiteni Granit Xhaka do të përballet me Kosovën të martën nga ora 20:45. Ndeshja është e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026. 

Xhaka dhe lojtarët tjerë të Zvicrës të hënën nga ora 17:00 do të zhvillojnë seancën stërvitore në “Fadil Vokrri”.