Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Zvicra kërkon fitore pas barazimit befasues

Granit Xhaka

Foto: Associated Press

Zvicra do të luajë ndaj Bosnjë-Hercegovinës në Los Angeles, ndërsa të dyja përfaqësueset kërkojnë hapin e madh për avancim tutje nga Grupi B. 

Ballafaqimi në stadiumin “SoFi” nis në orën 21:00, të enjten. 

Zvicra e Bosnjë-Hercegovina kanë nga një pikë në grupin krejtësisht të barabartë, ku janë edhe Kanadaja dhe Katari. 

Ndeshjet e xhiros së dytë mund të jenë vendimtare. 

Zvicra e pagoi rëndë çmimin e mosshfrytëzimit të rasteve ndaj Katarit, që e barazoi rezultatin 1:1 në kohën shtesë. 

Edhe Kapiteni Xhaka e udhëheq Zvicrën në ndeshjen e rëndësishme Botërori 2026 Kapiteni Xhaka e udhëheq Zvicrën në ndeshjen e rëndësishme

Te Zvicra luan kapiteni Granit Xhaka dhe mesfushori tjetër, Ardon Jashari. Xhaka ka kërkuar nga lojtarët të kthehen me “këmbë në tokë” pas barazimit befasues. 

Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare mes këtyre dy përfaqësueseve. Në miqësoren e marsit të vitit 2016, Bosnjë-Hercegovina kishte fituar 2:0 ndaj Zvicrës në Cyrih.