Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Xhaka me golin e parë në Botëror vulos fitoren e thellë

Granit Xhaka

Foto: Associated Press

Granit Xhaka e ka shënuar golin e parë në Kupën e Botës 2026. 

Xhaka realizoi nga penalltia në minutën e shtatë të kohës shtesë dhe e vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes Zvicra – Bosnjë-Hercegovina, 4:1. 

Zvicra bëri hap të madh drejt avancimit në fazën nokaut të Kupës së Botës. 
Ndeshja u zhvillua të enjten mbrëma në Los Angeles. 

Zëvendësuesi Johan Manzambi me dy gola, Ruben Vargas dhe Xhaka i realizuan golat e fitores së thellë. Të gjitha golat e Zvicrës u shënuan nga minuta e 74. Ermin Mahmiq shënoi në minutën e 93-të për Bosnjë-Hercegovinën. 

Tarik Muharemoviq i Bosnjë-Hercegovinës u përjashtua nga loja në minutën e 80-të. Ai e ndali Breel Embolon në mënyrë të palejuar si lojtari i fundit. 

Edhe Xhaka shënon gol ndaj Bosnjë-Hercegovinës, hesht kritikët Botërori 2026 Xhaka shënon gol ndaj Bosnjë-Hercegovinës, hesht kritikët

Kapiteni Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen dhe shkëlqeu, kurse Ardon Jashari mbeti në bankën rezervë. 

Zvicra ka katër pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Bosnjë-Hercegovina mbetet me një pikë.
 

Lexo përditësimet tjera
Xhaka vulos fitoren e thellë të Zvicrës ndaj Bosnjës

Xhaka vulos fitoren e thellë të Zvicrës ndaj Bosnjës