Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Xhaka shënon gol ndaj Bosnjë-Hercegovinës, hesht kritikët

3 muaj më parë / 18 qer 2026 23:42
Granit Xhaka

Photo: Associated Press

Kapiteni Granit Xhaka ka shënuar gol për Zvicrën që e siguroi fitoren e parë në Kupën e Botës 2026. Zvicra të enjten mbrëma fitoi 4:1 ndaj Bosnjë-Hercegovinës, me golat që u shënuan në fundin e ndeshjes. Zvicra tani i ka katër pikë në Grupin B, kurse Bosnjë-Hercegovina mbetet me një pikë. 
Ka pasur shumë kritika në drejtim të Xhakës së fundmi në mediumet zvicerane, që kanë raportuar se te Zvicra po krijohet një klimë “toksike”. Por, Xhaka i ka heshtur kritikët pas golit që e shënoi nga penalltia në minutën e shtatë të kohës shtesë. Ai festoi duke bërë gjestin me dorë, që kritikët të jenë më të qetë. 

“Njerëzit e dinë se kush jam. Disa njerëz nuk i durojnë kritikat. Unë jam njëri që e kritikoj veten para se t’i kritikojë të tjerët. Merret ndryshe kur unë them diçka, por unë nuk di ndryshe. Zvicra mund të jetë krenare që ka lojtar me 148 paraqitje, për këto ngjyra, për shtetin, dhe me krenari të pastër. Por ndoshta kjo më duhet, unë provokoj paksa. Ajo që është e rëndësishme është se ekipi është prapa meje. Duhet të paraqitemi mirë së bashku. Asgjë tjetër nuk më intereson. Më intereson ajo që ndodh në fushë dhe nuk është gjithmonë e lehtë. Jam këtu për sukses dhe për këtë do të mundohem për sa kohë do të jem këtu”, deklaroi Xhaka pas ndeshjes. 

Johan Manzambi dhe Ruben Vargas hynë në fushë si zëvendësues në minutën e 72-të dhe deri në përfundim të ndeshjes, ata shënuan tri gola për t’ia siguruar fitoren Zvicrës në kuadër të Grupit B, dhe për të bërë hap të madh drejt avancimit në fazën nokaut. 

Bosnjë-Hercegovina në minutën e 80-të mbeti me një futbollist më pak në fushë kur rezultati ishte 1:0 në të mirë të Zvicrës. Tarik Muharemoviq u përjashtua pasi e ndali në mënyrë të palejuar Breel Embolon si futbollisti i fundit. 

Xhaka shënoi në shansin e fundit në ndeshje. Ai ka pasur shumë kritika për “deklarata negative në publik”. 

Ai kishte thënë pas miqësores me Australinë 1:1 se “nuk mund të luash kështu, përndryshe kthehesh në shtëpi pas tri ndeshjeve”. 

Xhaka pati kritika edhe pas barazimit të Zvicrës me Katarin në ndeshjen hapëse. 

“Nëse nuk i shfrytëzon shanset që të jepen në sulm, pëson gol. Tani duhet të kthehemi me këmbë në tokë dhe të përballemi me realitetin. Dhe realiteti është se nuk jemi ende gati të flasim për trofeun e Botërorit, apo për Kupën e Botës më të mirën”, kishte theksuar Xhaka. 

Por, fjalët e Xhakës në mediumin prestigjioz “New York Times”, janë cilësuar si dëshirë e madhe për fitore. Dhe Zvicra e arriti një të tillë, dhe të thellë. Por u desh të mundohej shumë deri në fund të përballjes.

Xhaka me golin e parë në Botëror vulos fitoren e thellë

3 muaj më parë / 18 qer 2026 23:00
Granit Xhaka

Photo: Associated Press

Granit Xhaka e ka shënuar golin e parë në Kupën e Botës 2026. 

Xhaka realizoi nga penalltia në minutën e shtatë të kohës shtesë dhe e vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes Zvicra – Bosnjë-Hercegovina, 4:1. 

Zvicra bëri hap të madh drejt avancimit në fazën nokaut të Kupës së Botës. 
Ndeshja u zhvillua të enjten mbrëma në Los Angeles. 

Zëvendësuesi Johan Manzambi me dy gola, Ruben Vargas dhe Xhaka i realizuan golat e fitores së thellë. Të gjitha golat e Zvicrës u shënuan nga minuta e 74. Ermin Mahmiq shënoi në minutën e 93-të për Bosnjë-Hercegovinën. 

Tarik Muharemoviq i Bosnjë-Hercegovinës u përjashtua nga loja në minutën e 80-të. Ai e ndali Breel Embolon në mënyrë të palejuar si lojtari i fundit. 

Kapiteni Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen dhe shkëlqeu, kurse Ardon Jashari mbeti në bankën rezervë. 

Zvicra ka katër pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Bosnjë-Hercegovina mbetet me një pikë.
 

Xhaka shënon golin e parë në Botërorin 2026

3 muaj më parë / 18 qer 2026 22:57
Granit Xhaka

Granit Xhaka ka shënuar golin e parë në Botërorin 2026. 

Kapiteni i Zvicrës realizoi në minutën e shtatë të kohës shtesë nga penalltia.

Bosnjë-Hercegovina shënon supergol

3 muaj më parë / 18 qer 2026 22:53
Bosnja

Bosnjë-Hercegovina ka shënuar supergol për 3:1. 

Ermin Mahmiq shënoi me gjuajtje shumë të fuqishme në minutën e 93-të.

Zvicra nuk ndalet, shënon goli ne tretë

3 muaj më parë / 18 qer 2026 22:50
Zvicra

Zëvendësuesi Johan Manzambi e ka shënuar edhe golin e tretë për Zvicrën. 

Manzambi realizoi nga afërsia për 3:0 në minutën e 90-të. Ruben Vargas asistoi në golin e tij.

 

Zvicra shënon edhe një tjetër gol

3 muaj më parë / 18 qer 2026 22:48
Zvicra

Photo: Associated Press

Zvicra ka shënuar edhe një tjetër gol përballë Bosnjë-Hercegovinës. 

Golin për 2:0 e shënoi Ruben Vargas në minutë ne 84-t. Ai u asistua nga Embolo.

Bosnjë-Hercegovina mbetet me një lojtar më pak

3 muaj më parë / 18 qer 2026 22:40
Bosnjë-Hercegovina mbetet me një lojtar më pak

Bosnjë-Hercegovina ka mbetur me një futbollist më pak në fushë. 

Mbrojtësi Tarik Muharemoviq e ndali në mënyrë të palejuar Breel Embolon si futbollisti i fundit dhe u përjashtua direkt me të kuq në minutën e 80-të.

Zvicra kalon në epërsi

3 muaj më parë / 18 qer 2026 22:35
Zvicra

Photo: Associated Press

Zvicra më në fund ka shënuar gol ndaj Bosnjë-Hercegovinës. 

Mesfushori Johan Manzambi u inkuadrua në lojë në minutën e 71-të, ndërsa vetëm tre minuta më vonë, ai gjuajti fuqishëm nga zona për golin e epërsisë 1:0.

Zvicra kishte iniciativën por nuk shënoi

3 muaj më parë / 18 qer 2026 21:50
Zvicra- Bosnja

Photo: Associated Press

Zvicra kishte raste të shënonte gol në pjesën e parë ndaj Bosnjë-Hercegovinës, por nuk i shfrytëzoi. 

Edhe Bosnjë-Hercegovina nuk shënoi nga pak rastet që i kishte. 

Dhe pjesa e parë është mbyllur pa gola.

Kalon gjysmë ore lojë, ende baras

3 muaj më parë / 18 qer 2026 21:30
Kalon gjysmë ore lojë, ende baras

Photo: Associated Press

Kanë kaluar 30 minuta lojë në ndeshjen e rëndësishme mes Zvicrës dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Rezultati ende është 0:0. 

Zvicra ka pasur disa mundësi të mira, por nuk ka arritur t’i konkretizojë me gol. 

Edin Xheko me 40 vjet e 93 ditë është bërë lojtari më i vjetër që luan për Bosnjë-Hercegovinën në Kupë të Botës.

Kapiteni Xhaka e udhëheq Zvicrën në ndeshjen e rëndësishme

3 muaj më parë / 18 qer 2026 20:06
Granit zhaka

Kapiteni Granit Xhaka do të jetë në qendër të mesfushës i pranishëm sërish, në ndeshjen e rëndësishme të Zvicrës ndaj Bosnjë-Hercegovinës, që luhet nga ora 21:00.

Ky ballafaqim i takon Grupit B dhe luhet në Los Angeles. 
Grupi B, ku janë edhe Kanadaja dhe Katari, është krejtësisht i barabartë.

Të gjitha përfaqësueset kanë nga një pikë, nga një gol të shënuar e nga një të pranuar.

Formacioni i Zvicrës: 
Kobel, Widmer, Elvedi, Akanji, Rodriguez, Freuler, Xhaka, Aebischer, Rieder, Embolo, Ndoye

Formacioni i Bosnjë-Hercegovinës: 
Vasilj, Muharemoviq, Kolashinac, Dediq, Katiq, Tahiroviq, Shunjiq, Memiq, Demiroviq, Xheko, Alajbegoviq