Granit Xhaka pritet ta udhëheqë përfaqësuesen e Zvicrës në ndeshjen e 18 nëntorit ndaj Kosovës në Prishtinë.

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, të mërkurën shpalli listën për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Zvicra më 15 nëntor e pret Suedinë në Gjenevë, ndërsa më 18 nëntor luan në “Fadil Vokrri” me Kosovën.

Kapiteni Xhaka është në listë dhe pritet të startojë në të dy ndeshjet. 

Zvicrës i mungon njëri prej lojtarëve më të mirë, Remo Freuler, që luan përkrah Xhakës në mesfushë.

Prej futbollistëve shqiptarë janë ftuar edhe Adrian Bajrami e Andi Zeqiri. 

Dy xhiro para fundit, Zvicra udhëheq në grup me 10 pikë. Shtatë i ka Kosova, tri Sllovenia dhe vetëm një Suedia. Zvicra synon të kualifikohet direkt në Botëror përmes vendit të parë në grup. Vendi i dytë dërgon në barazh. 

Nëse Zvicra nuk fiton me Suedinë dhe Kosova fiton në Lubjanë ndaj Sllovenisë, ndeshja në “Fadil Vokrri” do të jetë finale për vendin e parë në grup dhe kualifikimin në Botëror.

Zvicra synon të sigurojë Botërorin para udhëtimit në Kosovë

48 min. më parë / 5 nën 2025 11:32
Zvicra

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, shpreson që çështja e kualifikimit në Kampionatin Botëror 2026 të përfaqësueses së tij të zgjidhet që në ndeshjen me Suedinë. Zvicra e pret Suedinë më 15 nëntor dhe me fitore kualifikohet në Botëror, pavarësisht rezultatit në ndeshjen tjetër të grupit, Slloveni – Kosovë. Me një skenar të tillë, ndeshja e 18 nëntorit në “Fadil Vokrri” mes Kosovës dhe Zvicrës mund të jetë e rëndësishme vetëm për “Dardanët”. Ka edhe skenarë që ndeshjen në Prishtinë e bëjnë “finale” për vendin e parë në grup.

Për një finale të tillë është pyetur Yakini të mërkurën në konferencë për shtyp, pasi shpalli listën e futbollistëve të ftuar.

“Ne i marrim ndeshjet një nga një dhe do të mundohemi të përfundojmë çështjen e kualifikimit në ndeshjen ndaj Suedisë. Nuk mund të ndikojmë ende në asgjë”, ka thënë Yakin në konferencë për shtyp.

Zvicra ka tri fitore e një barazim në Grupin B. Nuk ka pranuar ende gol. Por ka vetëm tri pikë më shumë se Kosova, që kërkon suksesin historik – kualifikimin në Botëror apo vendin në plejofin kualifikues për Botëror.

“Suedia ka trajner të ri dhe mund të luajë pa presion. Por ne fokusohemi te vetja. Kjo qasje gjithnjë ka funksionuar për ne”, ka theksuar Yakin.

Ai ka ftuar Granit Xhakën, Andi Zeqirin dhe Adrian Bajramin. Ardon Jashari duhet të pres grumbullim tjetër për të luajtur për Zvicrën.

“Ardoni është kthyer së fundi dhe ende nuk është gati 100 për qind. Për këtë arsye e kemi planifikuar këtë grumbullim pa të. Për këtë jemi marrë vesh edhe me lojtarin”, ka thënë Yakin për mesfushorin e Milanit. Ai mungoi dy muaj për shkak të një lëndimi të rëndë.

Yakini nuk ka bërë ndryshime të shumta në përbërje. Mungon lojtari i rëndësishëm Remo Freuler ndërsa janë ftuar vetëm dy emra të rinj.

“Kemi një ekip të konsoliduar shumë mirë. Të gjithë e dinë rolin dhe përgjegjësinë që kanë brenda dhe jashtë fushës. Për këtë llogaris në këtë grup dhe jam mirënjohës që nuk kam pasur nevojë të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër”.

Zvicra ka kohë që nuk mungon në ngjarje të mëdha. Është në rrugë të mirë që të kualifikohet edhe në Botërorin 2026 që mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë.

Yakini pyetet për “finalen” në Prishtinë

1 o. më parë / 5 nën 2025 10:44
Murat Yakin

Varësisht nga rezultatet e ndeshjeve të 15 nëntorit, ndeshja e 18 nëntorit mes Kosovës dhe Zvicrës mund të jetë finale për vendin e parë në grup dhe kualifikimin në Botëror.

Për këtë është pyetur edhe selektori i Zvicrës, Murat Yakin, të mërkurën në konferencë për shtyp.

“Ne fokusohemi vetëm në ndeshjen e radhës dhe duam ta përfundojmë ndeshjen me Suedinë. Nuk mund të ndikojmë ende asgjë”, ka thënë Yakin.

Yakini tregon pse nuk e ftoi Jasharin

1 o. më parë / 5 nën 2025 10:41
ARdon JAshari

Ardon Jashari është kthyer në fundjavë në ekipin e Milanit por nuk ka nisur ende me ndeshje pas lëndimit të rëndë që e pësoi dy muaj më parë.

Dhe për këtë arsye ai nuk u ftua nga Zvicra për ndeshjet me Suedinë dhe Kosovën.

Këtë e bëri të ditur përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, në konferencën që është duke e mbajtur aktualisht.

“Ardoni është kthyer vetëm së fundi dhe ende nuk është 100 për qind gati. Për këtë e kemi planifikuar këtë grumbullim pa të. Për këtë jemi marrë vesh edhe me lojtarin”, ka thënë Yakin.