Sulmuesi i Prishtinës, Mario Ilievski, është futbollisti më i mirë i xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës.
Më të mirin e xhiros e shpall FFK-ja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIlievski të dielën mbrëma në derbin ndaj Dritës realizoi gol gati nga gjysma e fushës.
Derbi përfundoi 1:1.
“Dua këtë çmim t’ua dedikoj tifozëve ‘Plisat’, të cilët na dhuruan një atmosferë të zjarrtë dhe shpresoj që do të jenë në çdo ndeshje për të na mbështetur në këtë mënyrë. Është një gol që nuk shënohet çdo herë. Kemi edhe 14 ndeshje dhe secila prej tyre është si një finale për ne. Nuk jemi të lumtur me rezultatet, sepse e dimë që mund të bëjmë më mirë, por do të luftojmë në çdo ndeshje për të dalë në vendin e parë”, ka theksuar Ilievski, që është nga Maqedonia e Veriut.
