Sulmuesi i Prishtinës, Mario Ilievski, është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës.
Më të mirin e shpall FFK-ja.
Ilievski udhëhoqi Prishtinën drejt fitores 4:1 ndaj Llapit. I shënoi dy gola.
“Çmimi është një motiv shtesë për mua, por edhe për tërë ekipin. Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe emër shumë i madh në gjithë Ballkanin. Andaj do të luftojmë për kreun e tabelës”, ka thënë Ilievski për faqen zyrtare të FFK-së.
Ai është nga Maqedonia e Veriut.
