Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bilalli, më i miri i xhiros

Oltion Bilalli

Oltion Bilalli i Gjilanit është futbollisti më i mirë i xhiros së dytë të Superligës së Kosovës.

FFK-ja të hënën e shpalli më të mirin, përkatësisht fituesin e çmimit "Ylli i Javës".

Bilalli shkëlqeu të dielën me dy gola në fitoren 2:0 të Gjilanit ndaj Llapit në Podujevë.

Federata e Futbollit shpall më të mirin pas secilës xhiro të Superligës.