Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Haxhihamza, më i miri i xhiros

Kenan Haxhihamza

Portieri i Drenicës, Kenan Haxhihamza, është shpallur më i miri i xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Haxhihamza, sipas komisionit të FFK-së, bëri pritje vendimtare në fitoren 2:1 të Drenicës ndaj Gjilanit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fitorja ishte me shumë peshë për skuadrën kuqezi.

“E kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë, sidomos duke e ditur rëndësinë e saj dhe pozicionimin tonë në tabelë, duke qenë të vetëdijshëm që pikët e plota duhet të mbesin në Drenicë. Kundërshtari nuk ka qenë i lehtë, sepse në radhët e SC Gjilanit ka individë të cilët mund ta vendosin ndeshjen, megjithatë e kemi analizuar mirë për të arritur te ky rezultat”, ka theksuar Haxhihamza.