Mesfushori Brajan Gruda ishte ndër më të mirët në fushë te skuadra e Brightonit, që fitoi një pikë falë golit të realizuar në minutat shtesë të ndeshjes që i takoi javës së 22-të të Premier Leagues.
Golin e barazimit 1:1 në shtëpi ndaj Bournemouthi, e realizoi greku, Charalampos Kostoulas.
Marcus Tavernier në minutën e 32-të kaloi mysafirët në epërsi 1:0. Por falë golit të realizuar nga Kostoulas, Brightoni i shpëtoi disfatës.
Gruda luajti deri në minutën e 66-të, ndërsa u vlerësua me notën 7.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBrightoni është në pozitën 12-të me 30 pikë, kurse dy pozita më poshtë ndodhet Bournemouthi me 27 pikë.