Futboll

Shkëlqen Gruda, Unitedi eliminohet nga FA Cup

Brajan Gruda

Përditësim, 19:25 - Sulmuesi shqiptar që luan për Brightonin, Brajan Gruda, ka shkëlqyer të dielën mbrëma në përballjen ndaj Manchester Unitedit. 

Brightoni e eliminoi Unitedin nga Kupa FA duke e mposhtur me rezultatin 2:1. 

Me fitore, Brightoni ka avancuar në raundin e katërt të FA Cup. 

Gruda ishte më meritori në fitoren e Brightonit ndaj “Djajve të Kuq”.  21-vjeçari shënoi golin e parë dhe asistoi në të dytin. 

Gruda për 1:0 shënoi në minutën e 12-të nga afërsia. Ndërsa asistimin e bëri te goli i dytë e që ishte i fitores të cilin e realizoi anglezi Danny Welbeck në minutën e 64-t. 

Ndërsa golin e vetëm për Unitedin e shënoi Benjamin Sheshko në minutën e 85-të. 

Gruda këtë edicion në Premier League ka një gol dhe një asistim. Një gol e një asistim e ka edhe në EFL Cup. 

Brightoni në elitën angleze ka 29 pikë dhe renditet në pozitën e 11-të. Unitedi ka tri pikë më shumë në vendin e shtatë.
 


Gruda shënon gol ndaj Unitedit

Sulmuesi Brajan Gruda ka shënuar gol ndaj Manchester Unitedit. 

Gruda luan për skuadrën e Brightonit që aktualisht është duke fituar 1:0 ndaj Unitedit derisa po luhet minuta e 23-të. 

Gruda e shënoi golin e epërsisë në minutën e 12-të.

Ndeshja i takon raundin të tretë FA Cup.