Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Unitedi mbërrin në tri fitore rresht

Manchester Unitedi

Manchester Unitedi është kthyer te rezultatet pozitive dhe të shtunën e regjistroi fitoren e tretë rresht në Premier League. 

Unitedi e mposhti në shtëpi Brightonin me rezultatin 4:2, në kuadër të javës së nëntë. 

“Djajtë e Kuq” dy gola i shënuan në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë. 

Bryan Mbeumo i shënoi dy gola, kurse nga një i realizuan Matheus Cunha dhe Casemiro. 

Për Brightonin golat i shënuan Danny Welbeck dhe Charalampos Kostoulas. 

Te mysafirët për shkak të lëndimit mungoi sulmuesi Brajan Gruda. 

Edhe Tjetër goditje për Manchester Unitedin Futboll Tjetër goditje për Manchester Unitedin

Unitedi ka 16 pikë dhe është i katërti në tabelë, me tri pikë më pak se lideri Arsenal që nesër luan ndeshjen e mbetur. 

Brightoni është në mesin e tabelës me katër pikë më pak.