Gazeta e madhe zvicerane “20 Minuten” ka publikuar të hënën një shkrim për arbitren shqiptare të futbollit, Emanuela Rusta.
Sipas “20 Minuten”, Rusta është shembull për gratë në futboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Më pëlqen ndjenja e të qenit pjesë e lojës, sfidës dhe përgjegjësia për të siguruar që loja të jetë korrekte”, ka thënë Emanuela Rrusta.
31-vjeçarja, sipas gazetës zvicerane, ka shkruar histori disa herë.
Ajo punon edhe si arsimtare e Edukatës Fizike, por po shquhet si refere e futbollit.
“Është nder i madh dhe sukses i rëndësishëm për mua dhe federatën që më përkrah shumë. Tregon që gratë mund të shkëlqejnë në role që tradicionalisht ishin të burrave”, thotë Rusta për karrierën e saj.
Ajo nuk përdor rrjetet sociale për të shmangur fyerjet.
“Gratë në futboll duhet të kenë respekt më të madh, në fushë dhe jashtë saj. Duhet të promovojmë më shumë përfshirjen, të krijojmë mundësi të barabarta dhe të largojmë barrierat që pengojnë gratë nga përparimi në sport”, ka theksuar Rusta.
Ajo synon që një ditë të drejtojë ndeshje në Kampionatin Botëror dhe Kampionatin Evropian të futbollistëve.