Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Dy volejbollistet shqiptare që po korrin suksese në Zvicër

Ky material flet për dy volejbolliste shqiptare e te cilat po korrin shumë suksese në Zvicër. Ato janë nga Smira e Vitisë dhe tashmë përveç sukseseve të shumta në shkollë, po zënë edhe shumë prej vendeve të para. Njëra 11 vjeçe, e tjetra 13, kanë rrëfyer gjithë rrugëtimin e tyre.

Topin që po e mban në dorë, e ka mik të mirë tash e 3 vjet.

11-vjeçarja, Eliana Gashi është nga Prizreni dhe jeton në Zvicër, ku përveç shkollimit, po bëhet edhe një volejbolliste e suksesshme.

“Unë shumë kam merak që të luaj, edhe kam merak me shoqe. Unë luaj dy herë në javë volejboll, edhe një herë në javë e kam një turnir, edhe luaj në shpi nganjëherë me mamin, me babin. Unë kam qejf të luaj volejboll edhe të arrij shumë më lartë”, thekson ajo.

Çastet e saj të preferuara janë koha që kalon me familjen, e sidomos kur luan volejboll bashkë me ta.

“Unë shumë kam merak me qëndru me familje, për shembull dje kemi luajtur të gjithë bashkë volejboll, edhe shumë më ka pëlqyer”, thekson ajo.

Edhe 11-vjeçarja shqiptare që synon majën e baletit botëror SOT 11-vjeçarja shqiptare që synon majën e baletit botëror

Pasionin e njëjtë për këtë sport e ka edhe e afërmja e saj, 13-vjeçarja Vlera Agushi, e cila luan volejboll tash e 3 vjet.

“Përshëndetje! Unë jam Vlera Agushi, unë jam nga Smira e Vitisë, jetoj në Zvicër. I kam 13 vjet, luaj volejboll me 10 vjet, tash e 3 vjet jam duke luajtur”, thotë ajo.

Gjithçka nisi me ftesën e një shoqeje të saj, e cila e ftoi të shkonin bashkë në një trajnim.

Asaj i pëlqen shoqëria që tashmë ka krijuar përmes këtij sporti.

Madje, edhe ajo ka zënë shumë prej vendeve të para në shtete të ndryshme.

Edhe Berisha i lumtur për golin e parë me Zurichun – por a ishte krosim apo goditje? Futboll Berisha i lumtur për golin e parë me Zurichun – por a ishte krosim apo goditje?

“Një shoqe më tha, hajde me mua të shkojmë në një ‘training’, i thashë po, e pyeta mamin, më tha hajt shko, e pyeta edhe babin më tha po dhe tash jam duke luajtur. Me shoqet mundem me kesh shumë. Në Zvicër e mora të parin, në Gjermani të 8-tin për U16, në Genau e mora të 7-tin. Unë kam dëshirë shumë më lartë”, tregon ajo.

Babai i Vlerës, Skënder Agushi, tregon se që në fillim të trajnimeve, Vlera korri suksese të mëdha.

“Vajza ime ka filluar para 3 vjetëve të ushtroj volejboll, një ditë erdhi një shoqe e saj dhe e kishte pyetur duke i thënë a bën të vijë me ne, unë bashkë me gruan ia dhamë lejen, shkoi ta provojë dhe i pëlqeu shumë edhe trajnerit, brenda 12 dite, prej rangut fillestar e ka qitë në rangun e parë menjëherë sepse ka vërejtur talentin që ka Vlera. Unë ndihem krenar pa marrë parasysh se çfarë arritë e kur arritë diçka më të lartë, ndihem edhe më krenar më shumë se për vete. Në Zvicër është më vështirë se jemi të ngarkuar më shumë me punë. Mua nganjëherë më duhet që ta lë edhe punën dhe të vazhdoj ti çoj në trajnim, se gati çdo ditë më bie të merrem. 3 her3ë në javë ka Vlera trajnim, 2 herë fëmijët e tjerë”, thekson ai.

Agushi thotë që ndihet krenar me arritjet e secili fëmijë.

Edhe Berisha flet për synimet me Zurichun Futboll Berisha flet për synimet me Zurichun

“Vlera ka ambicie të larta, ka talent të madh, derisa kjo i ka ambiciet e veta, unë jam gjithmonë krahu i djathtë i saj dhe ju uroj çdo prindi e fëmijë që të arrijnë sa më lartë, sepse kur arrin diçka çdo prind e bën krenar”, thotë ai.

Si Eliana, ashtu edhe Vlera, planet i kanë të qarta. Të arrijnë sa më lartë në volejboll dhe të dalin të parat në secilën garë që marrin pjesë.