Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Është futboll, jo PlayStation – shefi i arbitrave të UEFA-s për VAR-in

Është futboll, jo PlayStation – shefi i arbitrave të UEFA-s për VAR-in

Shefi i arbitrave të UEFA-s, Roberto Rosetti, ka thënë se disa vlerësime të gjyqtarëve të VAR-it “nuk e kishin lidhjen e duhur me futbollin”. Rosetti e dha këtë deklaratë pas takimit me drejtuesit e ligave kryesore evropiane.

Rosetti po fliste ndërsa e prezantoi “Clear Line”, platformën e parë për tifozët e cila përpiqet të tregojë se kur duhet dhe kur nuk duhet të ndërhyjë VAR-i.

Zyrtarë kryesorë të gjyqtarëve nga Anglia, Spanja, Gjermania, Franca dhe Italia u takuan me Rosettin dhe David Ellerayn, drejtoin teknik të IFAB-it, për të gjetur qasje më “uniforme” ndaj vendimeve. IFAB-i është organi që vendosë për rregullat e futbollit.

“Ne e kuptojmë se tani nuk ka asnjë kënaqësi për mënyrën se si VAR-i po ndikon në futboll”, tha Rosetti, shkruan BBC.

“Prandaj duam të shmangim situatat mikroskopike. Konteksti është shumë i rëndësishëm. Është futboll, jo ‘PlayStation’. Duhet të jemi shumë, shumë të kujdesshëm. Gjyqtari duhet ta drejtojë ndeshjen. Është diçka e rëndësishme për futbollin, për situata të qarta dhe gabime të qarta”.

Rosetti pranoi se përpjekja për të gjetur një qasje të qëndrueshme në të gjitha ligat, të cilat kanë tendencë të kenë interpretimet e tyre për disa shkelje, do të ishte e vështirë. Sidomos loja me dorë vazhdon të shkaktojë telashe.

Në “Clear Line”, UEFA ka përfshirë shumë shembuj të situatave të lojës me dorë, për të shpjeguar se çka konsiderohet shkelje.

Edhe Konferenca e plotë e Sylvinhos dhe Hysajt para ndeshjes me Serbinë Futboll Konferenca e plotë e Sylvinhos dhe Hysajt para ndeshjes me Serbinë

“Përceptimi për lojë me dorë në Angli është më ndryshe. Futbolli nuk është perfekt dhe ndonjëherë do të vazhdojmë të kemi situata të interpretuara në mënyrë të ndryshme. Por të paktën të punojmë së bashku”, ka theksuar ish-arbitri i njohur italian, Rosetti.

Edhe me VAR-in, Liga e Kampionëve dhe Premier League janë botë krejtësisht të ndryshme, shkruan tutje BBC. Rosetti tha se kishte shumë rishikime dhe se ndërhyrjet po ndikonin në sjelljen e lojtarëve. Rosetti insiston që vendimet të jenë më shumë të gjyqtarëve në fushë e më pak të atyre në dhomë të VAR-it.

Koha që kërkohet për shqyrtim të situatës nga VAR-i është shqetësim i veçantë për UEFA-n. Shqyrtimet e gjata janë më pak të pranueshme për tifozët. Çdo rishikim i VAR-it për më shumë se 90 sekonda, rrezikon që vendimi të mos jetë i besueshëm te tifozët.