Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

FSHF-ja mbështet Çeferinin në garën për president të UEFA-s

fshf

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), ka shprehur hapur mbështetjen për Aleksander Çeferinin në garën për president të UEFA-s.

Zgjedhjet për president të ri do të mbahen në Kongresin e 51-të të UEFA-s më 22 prill në Astana të Kazakistanit.

“Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, në mbledhjen e zhvilluar sot, shqyrtoi dhe miratoi unanimisht propozimin e presidentit Armand Duka lidhur me kandidaturën që FSHF do të mbështesë për postin e presidentit të UEFA-s. Ky vendim vjen si shprehje e vlerësimit maksimal për lidershipin, vizionin dhe kontributin e presidentit Çeferin në zhvillimin e futbollit evropian gjatë viteve të fundit”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është zëvendëspresident i UEFA-s.