Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Duka e mirëpret vendimin e FIFA-s

duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka mirëpritur vendimin e FIFA-s për t’u tërhequr nga plani për shitjen e aksioneve të garave kryesore, duke përfshirë Kupën e Botës.

“Përgjegjësia jonë e përbashkët është të mbrojmë futbollin, të ruajmë vlerat e tij dhe të sigurojmë që ai të vazhdojë të qeveriset me integritet, transparencë dhe gjithmonë në interesin më të mirë të lojës dhe të gjithë atyre që janë pjesë e saj. Edhe një herë u dëshmua se uniteti është vlera jonë më e madhe. UEFA tregoi sërish se, kur të gjithë aktorët e futbollit flasin me një zë të vetëm dhe qëndrojnë të bashkuar, gjithmonë mund të gjendet rruga e duhur”, shkruan Duka të shtunën në rrjetet sociale.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është zëvendëspresident i UEFA-s.