Futboll

Duka kandidat i vetëm për postin e presidentit të FSHF-së

Armand Duka

Armand Duka pritet ta udhëheqë edhe për katër vjetë të ardhshëm Federatën Shqiptare të Futbollit.

“Për postin e Presidentit të FSHF-së, është regjistruar kandidatura e z. Armand Duka, i propozuar nga 33 anëtarë të federatës”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF-së do të mbahet më 16 shkurt nga ora 10:00 në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë. 

Gjatë Asamblesë do të zgjidhen presidenti dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së për mandatin e ri katërvjeçar.

Ndër kandidatët për anëtar të KE të FSHF-së është edhe gazetari Blendi Fevziu.