Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Franco Foda i kënaqur me paraqitjen

franco foda

Selektori i Kosovës, Franco Foda, është i kënaqur me paraqitjen ndaj Austrisë. Ai ka treguar që lojtarët janë të mërzitur që nuk kanë arritur fitore. Të dielën mbrëma në “Fadil Vokrri”, Kosova e Austria luajtën 1:1.

“Lojë përfundimisht e mirë, e madhe. Atë që e kemi diskutuar, lojtarët e kanë zbatuar. Jam shumë i kënaqur me ekipin, me secilin prej lojtarëve. Kemi mundur të shënojmë edhe për 2:0. Ishim të koncentruar si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. E pritëm një fitore, por nuk doli ashtu”, ka thënë Foda.

“Lojtarët janë pak të mërzitur. Para dy vjetësh erdha dhe në atë kohë me një barazim 1:1 me Austrinë do të ishim të gëzuar. Sot janë të mërzitur.  Austria është skuadër e madhe. Është e 23-ta në ranglistën e FIFA-s. Ka luajtur në Botëror e Evropian. Tani presim jo vetëm barazime, por edhe fitore me ekipet e mëdha”, ka shtuar Foda.

Ai e ka vlerësuar paraqitjen me notë maksimale. Foda ka treguar se Zhegrova ka kërkuar zëvendësimin, njëjtë si Vedat Muriqi. 

“Kam besim të plotë në ekip, përndryshe nuk do të isha selektor. Jam krenar që secili lojtar luajti më shumë minuta se që në fakt ka mundur”.

Lexo përditësimet tjera
GEPA Pictures

Kosovës nuk i mjafton paraqitja e mirë, barazon me Austrinë

(E përditësuar) Kosova shkëlqeu për 85 minuta ndaj Austrisë. Shënoi gol me Fisnik Asllanin dhe qëlloi...