Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Kosova e pret sot Austrinë në “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 18:00 në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Kombeve. Pas tri xhirove Kosova zë vendin e dytë në Grupin 3 të Ligës B të Ligës së Kombeve me katër pikë, tri më pak se Austria që kryeson. Në përballjen e parë të dielën e kaluar në Vjenë, Kosova pësoi 3:1 nga Austria.

Krasniqi beson se Kosova mund ta arrijë vendin e parë

42 s. më parë / 4 tet 2026 16:49
ERmal Krasniqi

Ermal Krasniqi para ndeshjes ndaj Austrisë ka deklaruar se Kosova mund ta fitojë ndeshjen ndaj Austrisë që nis në orën 18:00 dhe më pas të mendojë për vendin e parë në Grupin B3. 

Krasniqi e ka vlerësuar ndeshjen ndaj Austrisë si njërën prej më të rëndësishmëve në edicionin e pestë të Ligës së Kombeve. 

“Lirisht mund të luftojmë për vend të parë. E kemi përgatitur në maksimum ndeshjen dhe besoj që nuk do t’i bëjmë gabimet që i bëmë në lojën e parë me Austrinë. Shpresoj se do t’i qasemi më mirë dhe të arrijmë rezultat pozitiv”, deklaroi Krasniqi fillimisht. 

Ai ka thënë se te Kosova janë të koncentruar në fazën defensive, për të mos bërë gabimet që i kanë bërë në ndeshjet e kaluara. 

Krasniqi mbështetet në përkrahjen e madhe të tifozëve pasi ndeshja luhet në “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

“Gabimet që i bëmë në ndeshjet e kaluara t’i përmirësojmë. Kemi kualitet dhe mund ta fitojmë edhe këtë ndeshje. Luajmë në stadiumin tonë para tifozëve tanë. Me përkrahjen e tyre mund të fitojmë. Në fillim të gjithë e kemi thënë se Austria është favorite. Unë besoj tek ekipi jonë sepse kemi kualitet të lartë në grupin tonë. Besoj se mund ta arrijmë edhe vendin e parë”, ka thënë Krasniqi.

Kosova publikon formacionin, kthehet Muriqi, starton Zhegrova

2 min. më parë / 4 tet 2026 16:48
Kosova

Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar formacionin startues për ndeshjen ndaj Austrisë. 

Kosova nga ora 18:00 luan në “Fadil Vokrri” ndaj Austrisë, në ndeshjen që i takon Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Në portë do të jetë Amir Shaipi. 

Mbrojtja përbëhet me Lumbardh Dellovën, Ilir Krasniqin, Ron Raçin, Dion Gallapenin dhe Mërgim Vojvodën.

Në mesfushë janë Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha.

Në sulm janë Vedat Muriqi, Edon Zhegrova dhe Baton Zabërgja.

No description available.

Foda flet para ndeshjes ndaj Austrisë

3 min. më parë / 4 tet 2026 16:46
franco foda

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, pret fitore ndaj Austrisë.

Ai ka folur para ndeshjes kundër Austrisë.

Ndeshja Kosovë – Austri luhet sonte nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. I takon Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

“Në përgjithësi nuk kishim kohë të përgatitemi për këtë ndeshje, pasi kemi udhëtuar nga Hungari, kemi pasur një ditë rigjenerim. Do të shohim sot se çfarë do të ndodhë. E rëndësishme intensiteti i lojës dhe t’i bëjmë ballë Austrisë. Kjo është detyra jonë. Nuk do të ketë ndryshme të mëdha. Ron Raçi do të paraqitet në vend të Albian Hajdarit”, ka thënë Foda.

Ai ka shtuar se qëllimi i Kosovës është fitorja ndaj Austrisë.

“Secilën ndeshje mundohemi ta fitojmë, edhe sot ndaj Austrisë do të jetë qëllimi fitorja. Ne luajmë gjithmonë për fitore. Nuk jam trajner që bëj shumë ndryshime në formacion. Në lojën e kaluar Zhegrova luajti shumë pak, pasi sonte do të luajë”, ka theksuar Foda.